Kush e vendos Kufirin Tend ( ALB )
Fjalet e Urta 17: 13
“ E
keqja nuk do te largohet nga shtepia e atij qe se mires I pergjigjet me te
keqen”
Kur e kam lexuar per here te pare kete fjale urtesie , jam mahnitur nga vertetesia e saj.Por fatkeqesisht edhe jam merzitur shume pasi e shoh shpesh here edhe ne jetet e shume antareve te kishave tona lokale. Kush nuk do ta donte te miren ne shtepine e tij ? Te gjithe do ta donim, por problemi qendron se shume njerez nuk arrijne ta kuptojne se tashme kane gjithe te mirat e mundeshme dhe ajo qe duhet te bejne eshte te fillojne ti gezojne ato. Jeta e ketyre njerezve I ngjan nje garuesi I cili nis me nje finish ne mendjen e tij por gjate rruges per atje ai ndryshon shpesh here drejtimin dhe si rezultat edhe vendin dhe distancen e finishit te tij. Gara e ketyre njerezve nuk mbaron kurre ajo thjesht ndryshon distance dhe vend finish . Keta garues do te vrapojne gjithe jeten pa arritur te perfundojne garat e tyre ,do te rraskapiten dhe ne fund do te thone ; po cfare arrita une ? Te tjere shikojne pamjaftueshmeri ne gjithcka qe kane. Parate nuk mjaftojne kurre, rrobat nuk mjaftojne kurre, shkollat nuk mjaftojne kurre,makinat nuk mjaftojne kurre, karriera nuk ka fund kurre ! Ceshtja eshte se shprehja “ e mira nuk ka fund kurre “ eshte shume e vertete ! E vertet si per cdo gje tjeter qe ne e lejojme te behet e tille . Pasi jemi ne ata qe vendosim kufirin e te mires ne jeten tone. Ajo qe eshte e mire per ne, ne sasi dhe cilesi duhet te na sjelli gezim. Ideja per te patur gjithcka nuk eshte e keqe, ajo nuk lind si pasoj e mekatit, ajo eshte nje deshmi e realitetit ne te cilin Perendia na krijoi, ai na dha gjithcka, ta sundonim ,ta emeronim, ta shfrytezonim dhe ta shtonim ;ne kishim gjithcka !Por ne e humbem kete mundesi ,ne e dorezuam tek Ai qe pervec gjerave tokesore perpiqet te na vjedhe edhe perjetesin tone .Ne duhet ta largojme ligesin nga jeta jone dhe nese e largojme nga vetja nuk do ta kemi as ne shtepine tone . Galatasit 5 :16 -26 na tregon qarte natyren dhe pasojat e te keqes dhe ligesis, por gjithashtu edhe natyren e Frymes dhe fryteve te saj. " 16 Prandaj ju them: jetoni në Shpirt e kështu nuk do të plotësoni dëshirat e mishit. 17 Sepse dëshirat e mishit janë kundër Shpirtit e Shpirti është kundër dëshirave të mishit. Këta janë në kundërshtim njëri me tjetrin e kështu ju nuk bëni atë që dëshironi. 18 Në qoftë se udhëhiqeni prej Shpirtit, nuk jeni nën ligjin.19 Veprat e dëshirave të mishit janë të dukshme: dh kurvëria, ndyrësia, fëlligështia, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindja, xhelozia, mëritë, ambiciet, ndasitë, përçarjet, 21 zilitëe, dehjet, darkat e shfrenuara e të tjera si këto. Po ju paralajmëroj, ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.22 Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi, 23 zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj. 24 Ata që janë të Krishtit Jezu e kanë kryqëzuar dobësinë njerëzore bashkë me pasionet dhe dëshirat. 25 Nëse jetojmë në Shpirt, atëherë edhe të udhëhiqemi prej tij. 26 Të mos krekosemi duke ngucur e duke lakmuar njëri-tjetrin".
Pastor Erion
Cuni
Comments
Post a Comment