Fjalet e Urta 15 : 20
“ Biri I Urte gezon te atin,por
njeriu budalla percmon te emen .”
Cfare keni menduar kur keni lexuar
kete Fjale te Urte ? Personalisht kur e kam lexuar per here te pare nuk kam
qendruar fare te mendoj mbi kuptimin e saj. Gati, gati mund te them se
mendimi siperfaqsor ishte shume I
thjeshte, ai qe snderon nenen, nuk nderon as babain ,dhe ai qe nderon babain
patjter qe nderon nenen . Ose e bardhe ose e zeze ! A eshte kaq e thjeshte
? Edhe mundet ! Por jam I sigurte se ne jeten e perditeshme te gjithsecilit prej nesh nuk eshte keshtu.
Te gjithe ne qe I kemi pasur te dy
prinderit e dime shume mire se te gezosh
zemren e Atit nuk eshte shume e lehte . Duhet ta njohesh mire Atin qe te gezosh
zemren e tij! Po a mundemi ne me te
vertet ta njohim aq thelle saqe te sjellim gezim ne zemren e Tij ? Ndoshta nese te lejon ! Ndoshta
nese ta shfaq veten shume hapur ! Por perseri do te ishte
shume e veshtire ! Pasi e verteta eshte se ne nuk lindim aq te zgjuar sa menjehere te kuptojme zemren
e Atit, gjate gjithe jetes do te mesojme, e ky mesim do te ishte teper I
veshtire pa ndihmen e asaj qe budallai percmon , nenes. Biri qe gezon zemren e Atit eshte nje bir me nje
vleresim te madh per nenen e tij, nje bir qe ka nje mardhenie te ngushte gjithashtu me te . Por nje bir qe e percmon te emen do te deshtoje pikerisht per kete arsye te
gezoje zemren e Atit.
A duam ne te gezojme zemren e Atit tone qiellor, ateher duhet te kemi kujdes dhe te mos behemi budallenj qe te percmojne nusen e tij Kishen . Te qenurit pjese e saj, do te na ndihmoje cdo dite e me shume te kuptojme sesi ta gezojme zemren e Atit tone qiellor.
Pastor / Erion Cuni
Comments
Post a Comment