Te kesh Frike Zotin
Zbulesa 15:4
"Kush nuk do të të druajë ty, o Zot, kush nuk do ta përlëvdojë emrin tënd? Vetëm ti je i shenjtë dhe
gjithë kombet do të vijnë e do të të adhurojnë, se u shfaqën të gjitha veprat e tua të drejta»".
-Sa shpesh e degjojme shprehjen "Vetem Zotin kam Frike" , e verteta eshte qe as Zotin shpesh here
se kemi frike fare. Edhe pse njohja e zotit eshte fillimi i frikes, frika ka kohe qe ka humbur.
Ne kemi frike vetem humbjen e asaj qe kemi me te shtrenjte, jeten,familjen, lekun, prestigjin, kurse
frika ndaj Zotit gjendet kur kemi nevoje te rekuperojme humbjet ne situatat ne dukje apo pa kthim.
E kemi si buton paniku per moshat e treta ne tualetet e hoteleve apo spitaleve. Mire eshte ta
kuptojme ne kohe se Frika e Zotit eshte fillimi i njohjes qe cdo gje ne kete jete e kemi dhurat vetem
per te kuptuar Vepren e Zotit ne cdo dite te jetes qe na ka dhene ne toke. E ,jeta, familja, leku,
prestigji eshte vetem shijim i asaj qe ai na ka premtuar, per te njohur dashurin pa kufi te te madhit
Perendi. Kujt ti trembemi dhe nga se te kemi frike Jezusi na e tha qarte Mateu 10:28 " Mos kini frikë
nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin. Kini frikë atë që mund të shkatërrojë edhe
shpirtin, edhe trupin në Gehenë.
Comments
Post a Comment